Web programimi
Krijimi i Web-Faqes (Web Programimi)
Për dallim nga shumica e webfaqeve, ku futjen e informatave të reja dhe
ri-fresikimin e tyre mund ta bëjnë vetëm profesionistët e fushës,
webfaqet e Refresh ofrojnë mundësinë që kjo të bëhet në mënyrë të
thjeshtë.
Nëpërmjet programit CMS (Content Management System), secili person që
ka njohuri bazike në kompjuter mund të fusë informata të reja, pa pasur
nevojë që të kërkojë ndihmën e programerëve të webfaqeve.
CMS është pjesë përbërëse e webfaqeve që Refresh ofron, gjë e cila
mundëson që ndryshimet e përmbajtjes së webfaqeve të bëhen vetëm me
bartjen e teksteve nga MS Word në format e gatshme të këtij programi,
nga ku ato barten automatikisht në webfaqen e caktuar.
Ndonëse është e lehtë për përdorim me qëllim të mirëmbajtjes më efikase
të webfaqeve Refresh klientëve të saj u ofron trajnim falas për
përdorimin e CMS-it gjë e cila realizohet nga profesionistët e
kompanisë.
Teknologjia e përdorur gjatw programimit tw webfaqeve është HTML, CSS, PHP, MySQL dhe Flash.
Programimi në Flash
Flash është mënyrë e krijimit të webfaqeve që mundëson
animacione dhe dukje dinamike të webfaqes. Kjo teknologji ofron
përmbajtje më interesante dhe më tërheqëse të webfaqeve, sidomos për
subjektet me aktivitet më pak zyrtar. Edhe në webfaqet e krijuara me
Flash, ofrohet mundësia e futjes së informatave me anë të CMS.
Gjithashtu Refresh ofron mundësinë e kombinimeve të mënyrës së
krijimit të webfaqeve, ku një pjesë mund të programohet në Flash ndërsa
pjesët tjera në PHP dhe MySQL.